7.3 milionë Euro për kirurgjinë në QSUT, gati fillimi i punimeve

Një strukturë të re spitalore për Kirurgjinë e Përgjithshme me bllok të ri të sallave të operacionit dhe reanimacionin e kirurgjisë do të ndërtohet në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Kjo pasi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë INSO Fabrizio Puccarelli, nënshkruan kontratën e bashkëpunimit për nisjen e fazës së dytë të punimeve.

“Nisim sot një fazë shumë të rëndësishme të projektit që modernizon Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, me investimin që do të nisë të kryhet për përfundimin e ndërtimit të Kirurgjisë së Përgjithshme, shtatë sallave operatore të kompletuara sipas standardeve bashkëkohore në QSUT”, u shpreh ministrja Ogerta Manastirliu.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar do të ndërtohen 2 reparte të reja të Kirurgjisë së Përgjithshme me 60 shtretër, 7 salla operacioni si dhe reparti i terapisë intensive me 7 shtretër.

Vlera e këtij investimi është 7.3 milionë Euro, ku më shumë se gjysma, 4 milionë, do të investohen në pajisje mjekësore. Ky projekt financohet nga Qeveria Shqiptare dhe Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës. / Pro Pacientit

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*