Pas protestës nis marshimi, studentët e mjekësisë kërkojnë dorëheqjen e zv. ministres së Arsimit dhe ballafaqim me Manastirliun

Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë nisur ditën e sotme protestën e paralajmëruar nga ta prej disa ditësh, ndërsa një prej tyre ka zbuluar hapat e radhës.

Ai u shpreh se pas tubimit pranë ambienteve të Universitetit të Mjekësisë, studentët do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.

Mjekët e rinj do të kërkojnë dorëheqjen nga detyra të zëvendës-ministres së Arsimit, me arsyetimin se ajo ka deklaruar në mënyrë arbitrare se studentët që nuk pranojnë të paguajnë tarifat e reja duhet të ndërpresin studimet.

Po ashtu ata kërkojnë një përballje publike me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, pasi sipas tyre ajo nuk ka pranuar ballafaqimin në studio televizive më herët.

Burimi: balkanweb.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*