
Pro Pacientit fton pacientët e sëmundjeve tumorale dhe të afërmit e tyre që të ndajnë me ne vështirësitë në sigurimin e medikamenteve apo kryerjen e terapive gjatë betejës suaj të vështirë me sëmundjen.
————–
Kanceri sot është shkaku i dytë madhor i vdekjeve në Shqipëri. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton se me buxhetin e vënë në dispozicion mbulohen nevojat për medikamente për të gjithë të prekurit dhe se janë bërë investime serioze në pajisje mjekësore, sinjalet nga terreni tregojnë të kundërtën.
Pro Pacientit fton Ju, të prekurit nga sëmundjet tumorale dhe të afërm të pacientëve që vuajnë nga këto sëmundje që të ndani me ne përvojën tuaj mbi marrjen ose jo të trajtimit në kohë dhe nëse jeni ndjerë të përkrahur brenda institucioneve shëndetësore në betejën tuaj me sëmundjen.
Angazhimi dhe përgjigjet tuaja do të na ndihmojnë ne, një grup gazetarësh profesionistë në hulumtimin e problemeve me të cilat përballen pacientët e sëmundjeve të rënda në Shqipëri dhe masat e marra nga institucionet shëndetësore.
Rrëfimet tuaja, janë e vërteta më e madhe dhe e pakundërshtueshme përballë institucioneve shëndetësore.
Pro Pacientit dëshiron t’u garantojë se të dhënat tuaja personale do të trajtohen me konfidencialitet, do të aksesohen vetëm nga stafi ynë dhe nuk do të publikohen në asnjë rast pa marrë më parë miratimin tuaj.
Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, ju lutem plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose na kontaktoni për sugjerime mbi temën në rrjetet tona sociale Pro Pacientit.
Përgjigjet tuaja i presim deri më 20 dhjetor 2021, ora 24:00.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve