1 Qershor: Masat e reja anti-covid

Prej ditës së sotme të gjithë qytetarët nuk do të jenë të detyruar që të mbajnë maskat në ambientet e jashtme, ndërkohë që shtohet me një orë liria e lëvizjes.

Maskat vijojnë të jenë të detyrueshme në ambientet e mbyllura ku merren shërbime si dhe në mjetet e transportit publik.

Qytetarët janë të lirë të lëvizin deri në orën 23:00, ndërsa i njëjti rregull vlen dhe për aktivitetin e bizneseve, me përjashtim që lokalet duhet të fikin muzikën në orën 22:00, për të shmangur sa më shumë grumbullimet e të rinjve nëpër klube.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*