Procedohet penalisht mjeku në Durrës, gruaja e akuzon për “mjekim të pakujdesshëm” ndaj bashkëjetuesit 63 vjeçar

Një mjek i Spitalit të Durrësit është proceduar penalisht nga policia, pasi një familjar i një pacienti e ka denoncuar për mjekim të pakujdesshëm.

Mjeku i identifikuar si  M.M., 51 vjeç, banues në Manzë të Durrësit, është kallëzuar nga shtetësja L.B. e cila pretendon se ai ka kryer mjekim të pakujdesshëm ndaj bashkëjetuesit të saj, shtetasit D. B., 63 vjeç, i cili tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasin M. M., 51 vjeç, banues në Manzë, Durrës (me detyrë mjek në spitalin rajonal Durrës), pasi ka bërë kallëzim shtetasja L. B., e cila pretendon se ai ka kryer mjekim të pakujdesshëm ndaj bashkëjetuesit të saj, shtetasit D. B., 63 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve./newsbomb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*