29 vjeçari ndërron jetë nga Covidi, prej ditësh i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Mes 9 viktimave nga Covidi, ditën e djeshme ishte dhe një 29-vjeçar nga Përrenjasi. Olsi Skura ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Mësohet se i riu ishte nga fshati Pishkash Veri.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar dhe kryebashkiakja e Përrenjasit, Miranda Rira, e cila përmes një postimi në ‘Facebook’ ka ngushëlluar familjen për humbjen e madhe.

MESAZHI I RIRËS
E dhimbshme ndarja nga jeta e 29-vjeçarit, Olsi Skura nga fshati Pishkash Veri, bashkia Prrenjas??!
I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta babait të Olsit, Z. Myftar Skura, për humbjen e djalit të tyre në një moshë kaq të re, nga Covid, virusi vdekjeprurës!
U prehsh në paqen e amëshueshme të Zotit, Olsi??!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*