Vetëvrasja e dy pacientëve me Covid 19 tek “Shefqet Ndroqi”, Prokuroria nis hetimet

Do të duheshin dy vetëvrasje në një periudhë kohore një mujore që Prokuroria e Tiranës të nis hetimet, se çfarë po ndodh brenda dyerve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, i kthyer në COVID 2.

Mësohet se prokuroria po heton mbi kushtet në të cilën trajtohen pacientët e prekur nga Covid-19 në këtë spital. Për këtë çështje janë caktuar dy prokurorë të cilët kanë marrë në pyetje familjarët dhe mjekët që kanë kuruar viktimat.

Kujtojmë që mbrëmjen që lamë pas u vetëhodh nga kati i katër i spitalit 65-vjeçari, Hasan Mira i cili ishte i shtruar. 65-vjeçari ishte në gjendje të rëndë, por jo në intubim. Dyshimet e para për këtë vetëvrasje mendohet të jenë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjie.

Të njëjtin fat fatal pati edhe 29-vjeçari nga Durrësi, Xhino Koça, i cili një muaji më parë u vetëflijua, duke u hedhur nga kati i tretë i po të njëjtit spital. Deri më tani, nuk ka një shkak se përse 29-vjeçari vrau vetën në mënyrë të tillë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*