Mungesat në sistemin shëndetësor, vazhdojnë të ngjallin zemërimin e qyetarëve të cilët nuk kursejnë komentet në rrjetet sociale për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Një koment i një qytetari, shpreh indinjatën për mosfunksionimin e sistemit parësor, për moskryerjen e ekzaminimeve dhe për mospërgjigjen e institucioneve përgjegjëse, në një kohë kur i afërmi i diagnostikuar me tumor ka shfaqur shqetësime edhe në kokë.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nuk i ka kthyer një përgjigje publike, aty ku është postuar dhe ankesa e qytetarit.
STATUSI I PLOTË I QYTETARIT.
Drejtuar Ministres së Shëndetësisë: Çfarë urdhrash janë këto që të mos jepen rekomandime nga lagjia për rezonancë? Të refuzojë mjeku i familjes dhënien e rekomandimit për një pacient që në rastin më të paket duhet të hospitalizohet nga probleme shumë delikate: i diagnostikuar me tumor në mushkëri dhe që po shfaq simptoma të tjera në kokë? Të ruhemi nga frika e supozuar e covidit dhe të luftojme të braktisur për probleme reale? Përse janë udhëzuar mjekët e familjes (Vlorë) të mos japin asnjë rekomandim dhe të informojnë pacientët se rezonanca nuk punon sepse nuk ka kontrast. Ku do shkojnë sipas jush njerëzit? Numri i telefonit të ministrisë nuk përgjigjet. Ku duhet të kërkojmë të drejtën, zonja ministre. Që mjekësia në Shqipëri ka marrë fund kjo dihet, e me gjithë dëshirë kisha ikur jashtë atje ku mjekët e kanë bibël betimin e Hipokratit. Ju quaj përgjegjëse ju dhe insitucionin që ju drejtoni për çdo vuajtje, frustim, ndjesi pashpresmërie dhe çdo pasoje që mund të vijë nga neglizhenca e institucionit që ju drejtoni! Turp për ju si institucion dhe shtetin që nuk jane të gatshëm të ndihmojnë qytetarët e tyre! Mjerë në dorë të kujt kemi rënë! Sharlatanë të paskrupull që vetëm nëse u jep lek nëndorë do bëjnë punën për tërë të cilën paguhen! Pres zgjidhje nga ju zonja Ministre. Vetëm kështu do të besoja që ju nuk jeni pjesë e kësaj papërgjegjshmërie dhe abuzimi dhe detyreë dhe jetën e shenjtë të qytetarëve të këtij vendi!

PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve