
Epidemiologia Rovena Daja tha në emisionin “Repolitix” se ka persona që kanë thyer karantinën, por Kodi Penal për ta nuk është zbatuar.
“Ka pasur raste që kanë dalë duke pirë kafe edhe pse e dinin që ishin pozitivë. Ka edhe rast kur fëmijët kanë dalë duke luajtur me të tjerët jashtë”, tha Daja.
Ndërsa në lidhje me izolimin e vendit, ajo tha se nuk ka asnjë plan për mbyllje.
“Mund të ketë sugjerime për mbylljen e një institucioni nëse ka të infektuar që punonjësit e tjerë të punojnë nga shtëpia, por jo për mbyllje totale”, u shpreh ajo. /Gazeta Liberale
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve