Nëse nuk respektohen masat, rrezikojmë shpërndarje komunitare të virusit

Bisedoi: Klevisa GJIKA

Ditët e ngrohta të verës kanë afruar dhe lëvizja me transport urban duket e pamundur pa ajër të ventiluar. Megjithatë, Blerta Brati, mjeke mikrobiologe në ISHP sugjeron fikjen e kondicionerëve dhe thekson se përdorimi i tyre vetëm sa ndihmon në përhapjen e virusit.

“Në autobus do thoja të mos përdoret ventilimi sepse nuk kemi siguri se kush hipën, as personi vetë nuk e di është apo s’është, mund të jetë asimptomatik. Në banka, vende të tjera duhet ruajtur distancë me maska, xhel antiviral. Kondicionerët vetëm qarkullojnë virusin”.

Brati sugjeron ruajtjen e kapacitetit të pasagjerëve për të shmangur sa më shumë përhapjen e koronavirusit.

“Autobusi mund të ishte vendosur edhe më para, nuk mund të pengojmë njerëzit të shkojnë në punë, të ndërpresim ekonominë. Transporti duhet të ketë të përcaktuar sa veta të ketë në autobus. Kapaciteti sa mund të ketë një autobus fizarmonik apo i vogël do të thotë që të ulet një person në rresht të parë, të rrinë dy rreshta bosh, të ulet personi në rreshtin e tretë”.

Mjekja shton se nëse nuk respektohen masat rrezikojmë të kemi shpërndarje komunitare të virusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*