QSUT si vatër rreziku/ 2 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID-19 disa ditë pas daljes nga spitali

Dy qytetarë nga Divjaka kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 disa ditë pas daljes nga spitali në Tiranë.  Disa ditë pas daljes nga spitali, DSHP Lushnjë u ka marrë tamponin këtyre dy personave, ku kanë dalë pozitiv.

Aktualisht ata janë karantinuar në banesat e tyre.

Në tre ditët e fundit janë regjistruar shifra të larta të të infektuarve me Covid në vendin tonë. Vetëm në 24 orët e fundit u shënuan 42 raste dhe 2 prej tyre ishin në qytetin e Lushnjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*