
Mjeku i urgjencës, Tritan Kalo, ka dalë para medieve për të shprehur shqetësimin lidhur me fluksin në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Kalo ka thënë se fluksi është dy herë më shumë sesa vitin e shkuar, dhe se pacientët nuk duhet të drejtohen direkt e në urgjencë, por të informohen për të shmangur radhët.
Sipas tij një pjesë e pacientëve, të cilët nuk e kanë të domosdoshme të shkojnë në QSUT, mund t’i drejtohen qendrave spitalore pranë qendrës së banimit.
“Urgjenca ka 15 shtretër, çka bën që të mos u japim dot ndihmë të gjithëve në një kohë. Fluksi krijon incidente. Të merren masa. Një fluks i tillë është i i papërballueshëm në spitalet tona, i cili është dy herë më i lartë se vitin e kaluar. Krijoni mundësi atyre që vërtetë kanë nevojë për të ardhur.Vijnë pacientë në QSUT me dy orë temperaturë. Një pjesë duhet ti drejtohen qendrave spitalore pranë qendrave të banimit”, u shpreh mjeku Tritan Kalo./ Dosja.al
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve