
Tregtimi i ilaçeve online, përtej mashtrimit shkon edhe më tej duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Klan Plus raporton se një prej faqeve online, përdor logon e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe u kërkon të gjithë atyre që vuajnë nga prostata të mos u drejtohen mjekëve specialistë dhe as farmacive, por të blejnë produktin që reklamojnë.
Abuzime në faqet online me shitjen e medikamenteve dhe përdorimi i profesionistëve në këtë fushë është një shkelje e rëndë. Pre e një sajti të tillë ka rënë edhe mjeku androlog Evin Dani. Ai shprehet pwr mikofronin e Klan Plus se është vënë në dijeni nga pacientë dhe miq për këtë faqe, e cila përdor emrin e tij, por deri tani nuk ka mundur ta identifikojë se kush fshihet pas saj.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve