A ka mjekë mes nesh?! Kardiokirurgu shqiptar i shpëton jetën pasagjerit në avion

Denisa Canameti

Sa e mrekullueshme është që njerëzve nuk u duhet të presin as edhe një moment të vetëm, para se të fillojnë të përmirësojnë botën (Anne Frank)

Në një kohë që kronika e zezë ka zënë çdo hapsirë televizive, e për rrjedhojë çdo hapsirë të mendjes së qytetarëve, habere të bukura na vijnë nga larg.

Gjatë një udhëtimi me avion nga Irlanda në Verona, kardiokirurgu shqiptar Kristo Papa ka ndërhyrë për t’i shpëtuar jetën një pasagjeri 63 vjeçar.

Pasagjeri ka humbur ndjenjat, dhe për 40 minuta kardiokirurgu Papa , ka bërë çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë. Dhe ja ka dalë!

Ky veprim është duartrokitur nga të gjithë pasagjerët në avion.

Sigurisht që detyra e një mjeku është që të ndërhyjë në çdo rast të nevojshëm, pa patur parasysh asnjë rrethanë: në tokë, në qiell apo në det; por në ekstreme të tilla, njerëzit/ profesionistët heqin dorë nga fuqia e tyre, duke menduar që nuk e kanë atë.

 

Shënim: A ka mjekë mes nesh? – është praktikë në çdo vend të botës dhe njerëzit e përdorin në të gjitha format e transportit; në autobuza, trena dhe anije.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*