Temperaturat rikthejnë fluksin në urgjencën pediatrike

Emanuel Smaka

Urgjenca pediatrike pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po përballet me fluks pacientësh të vegjël gjatë ditëve të fundit.

Mbi 300 vizita janë shënuar çdo 24 orë gjatë 3 ditëve të kaluara. Mjekët pranë QSUT i thanë Pro Pacientit se fëmijët janë paraqitur kryesisht me simptoma të gripit dhe alergjive të stinës. Sipas tyre, numri i urgjencave në pediatri vijon të rritet nga dita në ditë, ndërsa pranojnë se ka pasur edhe dyshime për raste të prekur nga fruthi.

Fëmijët e moshave 0-3 vjeç përbëjnë grupin më të madh të pacientëve që janë trajtuar gjatë javës së kaluar. Pikërisht këto mosha, tregojnë mjekët, janë më të predispozuar të shfaqin simptoma të fruthit. Kësisoj në çdo rast temperature mbi 38.5 rekomandohet konsultimi me mjekun e familjes dhe më pas mjekun specialist për të përcaktuar nëse temperatura është shkaktuar nga gripi stinor apo është fruth. / Pro Pacientit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*