Nuk i mbijetoi sëmundjes, ndahet nga jeta mjekja Luzhiana Abazi

Mjekja Luzhiana Abazi është ndarë nga jeta në moshën 47-vjeçare, pasi nuk arriti ti mbijetonte një sëmundjeje të pashërueshme nga e cila vuante prej 3 vitesh. Lajmi është bërë publik mëngjesin e së martës nga miqtë dhe të afërmit e mjekes.

Që pas vitit 2000, Abazi ka qenë mjeke dhe njëkohësisht ka drejtuar disa institucione të rëndësishme në sistemin shëndetësor.

Ajo ka mbajtur për pak kohë detyrën si drejtore e Shërbimit Spitalor pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Po ashtu për pesë vite me rradhë Abazi ka qenë pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë. Ajo njihej si një nga eksponentët e lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 

CV e Luzhiana Abazit

  • Znj. Luzhiana Abazi lindi në qytetin e Durrësit, më 19 Maj 1971.
  • Në vitin 1994, u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.
  • Në periudhën 2000 – 2002 ka qenë drejtore pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal.
  • Znj. Abazi ka qenë pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë për rreth 5-vjet, në vitet 2002 -2007.
  • Në periudhën 2007-2011 është zgjedhur kryetare e njësisë bashkiake nr.6 Tiranë. Në 2011-2013 ka qenë drejtore e “Drejtorisë nr. 2 të Punëtorëve të Qytetit’, Bashkia Tiranë.
  • Nga 2014-2016 Znj. Abazi ka ushtruar detyrën si drejtore e Shërbimit Spitalor pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH)
  • Nga 2016 drejtore e “Drejtorisë Rajonale të Fondit Tiranë”. /Pro Pacientit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*