
Një video ku shfaqet përplasja fizike mes një qytetari dhe një mjeku ka bërë xhiron e rrjeteve sociale gjatë së hënës.
Personat që kanë dërguar materialin nuk kanë arritur të kuptojnë arsyet që kanë çuar protagonistët deri në përplasje fizike, por e gjithë skena ka ndodhur në mes të rrugës.
Në pamje duket qartë se qytetari pasi hyn në mjetin e tij, ndjek mjekun dhe e godet me grushte. Edhe ky i fundit i është kundërpërgjigjur.
Bashkëngjitur me videon e publikuar nga JOQ thuhet se filmimi është bërë pranë “Spitalit të Fëmijëve Tiranë”.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve
One comment
Pingback: Video/ Mjeku përplaset fizikisht me qytetarin në mes të rrugës | GAZETA SHËNDETI