Ndryshimi i procedurave, ministrja: rekomandimet mjekësore do të merren elektronikisht

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu premtoi se të gjitha qendrat e kujdesit parësor do të përfshihen së shpejti në sistemin e referimit elektronik, ndërsa deklaroi gjithashtu se kjo do ti japë mundësi sistemit që edhe rekomandimet e mjekëve të lëshohen elektronikisht.

“Ashtu sikurse zotohemi të bëjmë ndërhyrje, që synojnë eleminimin e çdo burokracie, që rëndon mbi qytetarët, në formën e sorollatjeve dhe vonesave në shërbime, sikurse kemi nisur me heqjen e disa dokumenteve si karta e shëndetit dhe do të vijojmë së shpejti me heqjen e rekomandimit dhe përfshirjen e të gjithë qendrave të kujdesit parësor në sistemin e ri të referimit elektronik të konsultave duke vijuar me programin tonë të shëndetësisë elektronike”, deklaroi ministrja gjatë prezantimit të strategjisë së Shëndetësisë 2020.

Përmes kësaj nisme, ka deklaruar ministrja, do të mund të shmangen disa prej burokracive të panevojshme që i detyron qytetarët të presin në radhë të gjata për tërheqjen e dokumenteve të caktuara.

Krahas kësaj, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është angazhuar që Brenda 2018-s të përmbyllet edhe projekti për aplikimin e recetave elektronike, i nisur dy vite më parë, por që ende nuk është finalizuar. / E.S. Pro Pacientit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*