QSUT: Mjekët janë në punë, qytetarët të drejtohen në spitalet më të afërta

Pas shkresës së mjekëve të urgjencës pranë QSUT për dorëheqjen paraprake të tyre, drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën me dije se për asnjë moment nuk është ndërprerë shërbimi mjekësor pranë urgjencës.

“Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron opinionin publik se puna në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme nuk është ndërprerë për asnjë moment”, thuhet ne njoftimin zyrtar.

Ndërkohë, QSUT u kërkon qytetarëve që brenda mundësive të paraqiten kur kanë nevojë në qendrat mjekësore më ta afërta, në mënyrë që të mos krijojnë radhë në spitalin universitar “Nene Tereza”.

“Përkundër disa deklaratave lidhur me mungesë barnash dhe materialesh mjekimi në Urgjencën e QSUT, bëjmë me dije se urgjenca furnizohet rregullisht sipas kërkesave. Duke falenderuar qytetarët për besimin që kanë tek ekipet mjekësore të QSUT, njëherësh ju kërkojmë atyre që të drejtohen sa më pranë vendbanimit të tyre për të marrë shërbimin mjekësor. Kjo do të reduktojë flukset e shtuara dhe mbingarkesat e panevojshme në QSUT dhe pacientët do të drejtohen në qëndrën tonë spitalore vetëm kur të jetë e nevojshme”, përfundon shkresa.

Paraditen e sotme mjekët e Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme Petrit Vargu, Eqrem Hasani, Elton Çalliku, Etionema Braçaj, Jonida Kito, Petrit Gjorgji, Besnik Koçia dhe Afrim Yzeiraj, nënshkruan një dorëheqje paraprake për shkak të mbingarkesës dhe kushteve të vështira të punës./

Pro Pacientit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*