“Kushtet e ofruara në Spitalin Rajonal të Lezhës i ngjajnë një institucioni shëndetësor të botës së tretë”. Ky është komenti i bërë nga ish-deputeti i Partisë Socialiste në Lezhë Eduart Ndocaj përmes faqes së tij në facebook.
Publié par Eduart Ndocaj sur lundi 4 décembre 2017
Në denoncimin e bërë, ish-deputeti thotë se spitalit kryesor të qarkut Lezhë i mungojnë medikamentet, në dhomat e pacientëve nuk ka kondicionerë, ndërsa denoncimin e ka shoqëruar edhe me një video ku tregohen dyshekët e pacientëve të cilët janë dëmtuar plotësisht. Ish-deputeti thotë se pamjet janë nga reparti i infektivit në spital./
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve