Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim për profesionistët e shëndetësisë njofton se në datat 7,8,12,13,14 do të bëhet provimi i certifikimit të mjekëve. Sipas QKEV në Fakultetin e Mjekësisë do të zhvillohet Provimi i Certifikimit për mjekët që nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit të parë të certifikues 2010-2014, sipas specialiteteve përkatese. Provimi nis në orën 09:00 sipas specialiteteve përkatese:
7 dhjetor 2017 Anestezi Reanimacion, Endokrinologji, Hematologji, Biokimi, Semundje infektive, Urologji, Obstetrike Gjinekologji
8 dhjetor 2017 Mjekesi familje, Kirurgji, Onkologji, Ortopedi, ORL, Nefrologji, Neurologji
12 dhjetor 2017 Neurokirurgji, Okulistike, Gastrihepatologji, Alergologji, Pediatri, Imazheri, Psikiatri
13 dhjetor 2017 Reumatologji, Kardiologji, Pneumologji, Mikrobiologji, Anatomi patologjike dhe mjekesi ligjore, Shendet publik, Urgjenca mjekesore
14 dhjetor 2017 Imunologji, Dermatologji, Toksikologji, Hipertoni dhe mjekesi interne
Ndërkohë QKEV ka bërë publike Rregulloren e provimit të certifikimit dhe Programet orientuese.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve