
Nertila Celestina ka folur me tone të ashpra në një organizim në qytetin e Lezhës, ku të pranishme kanë qenë figura të njohura politike në vend, përfshirë ministren e Arsimit, Lindita Nikollën, por edhe ambasadoren e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin. Ky organizim është zhvilluar në kuadër të muajit tetor, si muaji i luftës kundër kancerit të gjirit.
Celestina, qytetarja nga Lezha, ka folur për vështirësitë e grave që vuajnë nga kanceri i gjirit, duke përmendur veçanërisht ilaçet që sipas saj i blejnë privatisht në farmaci, pa pullë.
Midis të tjerash, ajo kërkoi përjashtimin nga tarifa e studimeve universitare 9 gra minimalisht. Kjo kërkesë e Celestinës, e censuruar nga mediat duket se është marrë seriozisht në konsideratë nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
‘Sot i kërkova Ministres së Arsimit publikisht të përjashtonte nga tarifa e studimeve universitare 9 gra minimalisht(nr.9 simbolikisht meqë është viti I 9-të që bëhet aktiviteti Kundër Kancerit të Gjirit). Ajo ma dha fjalen mua dhe qytetarëve publikisht, kurse tani dëgjova që Ministrja premtoi që do përjashtohen të gjitha gratë e prekura nga tumori.
‘Fjala e lirë bën vetëm mirë!
‘Une në shkurt para sezonit të provimeve do kërkoj të dhëna sesa gra janë përjashtuar sipas premtimit që dha publikisht Ministrja pas fjalës sime, në të cilën u ndjeva e detyruar të nxjerr nga xhepi me fakte ilaçet antikancer(në prezencë edhe të zv/ministres së Shëndetësisë e Ambasadorëve), çmimin e tyre për një ekonomi si ajo Shqipërisë(e cilësova TURP), dhe sidomos që ato ilaçe i marrim pa faturë e bile mezi i gjejmë.
‘Sepse gratë e sëmura s’kanë veç qëllim frymën e familjen, por kanë dëshira, ëndrra e aftësi që nesër mund ta ndryshojnë këtë vend’ shkruan Celestina në një status të saj në rrjete sociale./ Pro Pacientit
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve