UFSH, matje tensioni dhe diabeti falas. Pasho: Janë shënuar disa raste të reja

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka zhvilluar sot një aktivitet në kryeqytet. Në tre pika kyçe të Tiranës, janë ngritur tre stenda ku janë ofruar falas disa shërbime si: matja e tensionit, matja e peshës dhe diabetit.

Ina Pasho, përfaqësuese e këtij enti tha për “Pro Pacientit” se ky aktivitet ishte parashikuar të zhvillohej në Ditën Ndërkombëtare të Urdhrit të Farmacistit.

“Kemi bërë disa matje, ku janë evidentuar raste të reja me diabet të lartë apo hipertension. Kemi mbajtur të dhëna dhe shënime për të gjithë të ofruarit si dhe i kemi pajisur ata me udhëzime të nevojshme për t’ja paraqitur mjekut të familjes për ndjekje të mëtejshme”, u shpreh Pasho.

Interesi duket se ka qënë i lartë nga ana e qytetarëve, ndërsa matjet do të vazhdonin deri në orët e vona të pasdites.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*