
Aparatura e rrezeve në QSUT është prishur prej disa ditësh, dhe nuk dihet se kur do të vihet sërish në funksion. Ky denoncim është bërë mbrëmjen e sotme (12 tetor 2017) nga emisioni investigativ ‘Stop’.
Pacientët konfirmojnë se nuk po marrin shërbim prej ditësh, e ndërsa personeli spitalor shprehet se pritet që kjo aparaturë të rregullohet javën tjetër.
Kujtojmë se këtë javë gjithashtu u denoncua mungesa e kimiopreparatit herceptinë, në shërbimin e onkologjisë.
Edhe pse jemi në muajin e luftës kundër kancerit të gjirit, Ministria e Shëndetësisë dhe QSUT vazhdojnë të tregojnë mungesë serioziteti për këtë kategori pacientësh
Terapia me rrezatim
Terapia me rrezatim është një nga trajtimet më të zakonshme për kancer. Ky trajtim është shpesh pjesë e trajtimit kryesor për lloje të caktuara të kancerit, si kanceret e kokës dhe qafës, të fshikëzës së tëmthit, të mushkrive, dhe sëmundjes Hoçkin. Ndërsa për kancere të tjera terapia me rrezatim, është terapi ndihmëse.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve