
840 milionë lekë u hodhën për rikonstruksionin e Qendrës Shëndetësore në Kamëz. Punimet në këtë qendër përfunduan në qershor të këtij viti, fiks në kohën e qeverisjes teknike. Ç‘ka të do të thotë që nuk u bë inagurimi i Qendrës (siç e do tradita).
Edhe pse kanë kaluar disa muaj që prej kohës kur puna ka vazhduar në Qendrën e re, duket se Kryeministrit i ka mbetur peng moskryerja e kësaj ceremonie.
Kështu, javën e ardhshme pritet që Kryeministri i vendit Edi Rama, të bëjë inagurimin e Qendrës Shëndetësore të Kamzës.
Por vetëm disa ditë para ceremonisë inaguruese, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shkarkuar drejtorin e kësaj qendre.
Aktualisht vendi është vakant . Nuk ka asnjë emërim të ri e asnjë konkurs të hapur.
Arsyet e shkarkimit mendohet të jenë politike.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve