Beqaj heq dorë nga shëndetësia. Kalon te mjedisi

Edhe pse drejtoi për më shumë se tre vite Ministrinë e Shëndetësisë dhe ishte një ndër emrat më të përfolur për reformat rrënjësore që ndërmori, Ilir Beqaj i ka “dhënë duart” këtij sektori. Këtë mandat katër vjeçar, jo vetëm që nuk do jetë më në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, por nuk është vendosur as në listën e personave përfaqësues të partisë socialiste në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Ilir Beqaj, këtë katër vjeçar do të jetë anëtar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*