
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka kryer sot kontrolle të befta në të gjitha Poliklinikat dhe Qendrat Shëndetësore të kryeqytetit.
Edhe pse fundjavë, ku për administratën publike është ditë pushimi, Manastirliu ka dalë me grup pune në terren për të parë prezencën ose jo të bluzave të bardha në vendin e punës.
Mësohet se Manastirliu nuk është ndalur për të diskutuar me mjekët, pasi si duket nuk ka qënë ky qëllimi i aktivitetit të ditës së sotme.
Aktiviteti është kryer pa praninë e kamerave.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve