Ndalni dhunën ndaj bluzës së bardhë

Pas rastit të përsëritur të dhunës në spitalin Rajonal të Shkodrës, ka reaguar edhe Kolegji i Mjekëve Shqiptar. Përmes kësaj faqje në facebook, mjekët shpesh herë shprehin revoltën e tyre ndaj keqfunksionimit të sistemit, pasojat e së cilit bien drejtpërdrejt mbi ta.

Reagimi i plotë i postuar në faqen: Kolegji i Mjekëve Shqiptar

Për fat të keq, dhuna ndaj bluzave të bardha vazhdon. Tashmë është bërë si e zakonshme që bluzat e bardha të marrin akuza të menjëhershme edhe pse nuk bëri efektin e pritshëm një antibiotik apo ilaç. Edhe pse mund të vijë pacienti me tërë ato sëmundje e gjendje të rëndë, se sbën duhet të shpëtojë se ndryshe e ka fajin mjeku. Kështu me rradhë bluzat e bardha vazhdojnë të dhunohen në vendin e punës, vazhdojnë të prangosen e dënohen nga sistemi i xhunglës së drejtësisë në vend, e sidomos nga opinioni publik që nxjerr vrer. Dhe kur has ndonjë tek tuk njeri që del në mbrojtje duket si e habitshme. E për këtë histeri kolektive ndaj bluzave të bardha jo pa faj jemi edhe ne bluzat e bardha duke e lejuar që të jemi pjesë e sistemit të kalbur e të vjedhur e dashje pa dashje edhe pjesë e jona ëshë bërë pjesë e kësaj babëzie.

Dhunohet mjeku në institucionin shëndetësor. Dhunohet bluza e bardhë në vendin e punës, sepse siguria jonë në vendin e punës është akoma zero. Në çdo urgjencë, në çdo vend të botës ka tendencë dhune ndaj bluzave të bardha, por ama në ato urgjenca ka edhe dhoma izolimi deri për pacientët e dhunshem, e jo më familjarë të dhunojnë mjekët se përse ma dërgon familjarin tim për trajtim të specializuar në një spital më të specializuar.

E nëse do vazhdohet kështu, me këtë përbuzje e dhunë ndaj bluzës së bardhë, në mënyrë graduale do vazhdojmë ti ndjejmë pasojat e mungesës së mjekëve dhe shkatërrimit të sistemit shëndetësor publik në nivele të pafunksionalitetit si i tërë.

Ndërkohë mbi 600 milion euro dëme ekonomike ndodhin vetëm në 6 muaj të vitit 2017, dhe askush nuk mban përgjegjësi. Ndërkohë që mbi 300 milion euro vidhen në shëndetësi me 3 goditje koncesionale e askush nuk mban përgjegjësi, ndërkohë me CEZ u vodhën dhe stërvodhën e përsëri paguajmë energjinë me shtrenjtë edhe pse jemi vend me burime hidrike, i dyti në europë, përsëri futemi në burg pse s’kemi paguar dritat e muajit apo 2 muajve pararendës.

E megjithëse e dimë se nuk ka ilaçe e mjete pune diagnostike e trajtuese e infrastrukturë në spitale, rrihet mjeku e jo drejtuesit ndër vite të shëndetësisë që e kanë vjedh shëndetësinë, por i rizgjedhim deputetë e do i ribëjmë ministra.

Kjo trushplarje e histeri masive është në përpjestim të drejtë me hallet që ka populli dhe si duket do jemi edhe për shumë kohë (dekada, e ndoshta shekuj) valvë shkarkimi i halleve që ka ky vend.

Le të jesh mjek/e, infermier/e që ke shpëtuar qindra e mijëra jetë, le të jesh personel mjekësor që ke shërbyer me dinjitet e përkushtim, e të kesh lënë jetën tënde ne turnet e pafundme nëpër spitale duke qënë mungesë në familje ditë e natë, gëzim e hidhërim.

Le të kesh vajtur në spital natën me qindra e qindra herë për të shpëtuar jetë, ne prapë do rrihemi se si duket druri na bën mirë, e këto mënyra të menduari po na bëhen protokolle të ligjërueshme për fat të keq dhe pasiguria e sigurtë e punës së bluzave të bardha vazhdon në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*