“Mallkimet më të sinqerta”! Pacientët e dializës 4 orë në rradhë për një gjilpërë

Përballë me infektivin te QSUT, të gjithë të sëmurët me hemodializë, që kryejnë një herë në dy ditë seancën e dializës nga 4 orë e gjysëm, (filtrohet gjaku duke kaluar në aparaturë gjatë gjithë kësaj kohe), gjë e cila në rastin më të mirë shkakton rënie të tensionit, shto vapën etj etj, sipas një rregulli idiot (që në fakt është burokraci me tendeca përfitimi personal sigurisht) duhet të presin rradhë të gjata me ditë të tëra për të marrë një gjilpërë që quhet eritropetin dhe që kushton në treg 1 mln lekë të vjetra. Ky medikament paguhet nga shteti, sepse është detyrim mbi të gjitha, për çdo shtet, dhe më përpara merrej me një procedurë që të paktën zgjaste një ditë. Tashmë, me administrimin e shkëlqyer të Ministrisë së Shendetesisë nga morrtjemadhi Ilir Beqja, duhet që këta pacientë të vdesin në rradhë. Mallkimet më të sinqerta për të, e zënçin të njëjtat halle dhe më shumë, harxhoftë gjithë lekët që na ka vjedhur për këto halle, e mos mbaroftë punë kurrë! Edhe meqë do bashkëqeverisim si popull, tag Edi Ramën, se jemi nja 20 veta këtu dhe kemi të njëjtin mendim, të shpresojmë që timoni të rrëshkasë e ti shtypë këta arrogantë të fëlliqur që ngrohin vezët nëpër institucione./ Lolita

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*