Për spitalin e Burrelit çfarë do bëni? Po vdesin njerëz prej mungesës së specialistëve

Për spitalin e Burrelit çfarë do bëni ? Mungojnë 8 mjekë specialist, vdiq mbrëmë një njeri për mungesën e mjekëve.

Ky ka qënë komenti që qytetarët i kanë bërë kryeministrit Edi Rama, në faqen e tij zyrtare në facebook, mëngjesin e sotëm.

Spitali i Burrelit vazhdon të përmendet si një nga spitalet më problematik jo vetëm për shkak të mungesës së mjekëve specialistë, por edhe për infrastrukturën e dobët e mungesat e shumta në medikamente. Janë shënuar jo pak raste, shpesh edhe fatale për shkak të kësaj mungese vëmendje. Pavarësisht të gjitha ankesave qeveria duket se nuk ka ndërmend ta kthejë vëmendjen nga spitalet e rretheve.

Ky kaos i krijuar në spitalet e rretheve, bie mbi “kurrizin” e QSUT-së. Në qendrën e konsultave të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhjetra pacientë kërkojnë çdo ditë vëmendjen e mjekëve specialist të cilët punojnë mbi çdo kapacitet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*