Dibër, helmohen rreth 100 persona nga torta, mes tyre 50 fëmijë

Rreth 100 persona, mes tyre 50 fëmijë, janë paraqitur në urgjencën e spitalit Rajonal të Peshkopisë me simptoma helmimi.

Mjekët dyshojnë se ata janë helmuar si pasojë e konsumimit të tortave nga e njëjta  pastiçeri në qyteti.

Nga informacionet që vijnë nga spitali, rezulton se 30 të rritur dhe 15 fëmijë janë akoma të shtruar, ndërsa pjesa tjetër janë larguar në shtëpi.

Drejtoria e Shëndetit Publik me konstatimin e rastit ka marrë mostrat dhe i ka dërguar në Tiranë. Në bashkëpunim me inspektoriatin e sigurisë ushqimore ka bllokuar pastiçerinë ku dyshohet se janë shitur tortat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*