
Mbrëmjen e datës 03.06.2017 rreth orës 23:00 është dhunuar infermieri i shërbimit të urgjencës polivalente te QSUT. Sipas njoftimit të policisë, infermieri me iniciale R.K, 25 vjeç, është dhunuar dhe ofenduar nga shtetasi Bujar Çokaj, 45 vjeç, banues në Tiranë.
Shoqata e infermierëve të Shqipërisë ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj këtij infermieri.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, përfaqësues të shoqatës shkruajnë: Shoqata e Infermierëve e dënon dhunën e ushtruar jo vetëm ndaj këtij rasti, por dhe ndaj çdo infermieri tjetër të cilët janë të pambrojtur gjatë orarit të shërbimit (sidomos shërbimet e urgjencave).
Ata i kanë dërguar një shkresë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Urdhrit të Infermierit që të reagojnë ndaj fenomeneve të tilla, që janë shtuar shumë së fundmi./ ProPacienti.com
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve