
Enkel Xhangoli
Përmirësimi i sistemit shëndetësor ka qenë një ndër premtimet kryesore të çdo qeverie të ardhur në pushtet pas viteve ’90, por nëse do të bëhet një bilanc, do të shikonim se sa pak është zhvilluar ky sektor. Në një vëzhgim të bërë nga ProPacientit pranë Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza”, shikohen qartë radhët e gjata të qytetarëve.
Ky problem, tashmë i përvitshëm, më i theksuar shfaqet në ambientet e urgjencës, ku në pamundësi për të përballuar me shtretër fluksin e lartë të pacientëve, mjekët janë të detyruar që ndihmën e parë t’ua japin në stolat e vendosur për vizitorët.
Ndërkohë pak metra nga stolat e vizitorëve ndodhet i shtrirë në një krevat të vendosur në korridor një tjetër pacient, i cili po merr serum pa praninë e mjekut apo të ndonjë infermieri.

Radhë të gjata janë krijuar edhe në shërbimin e kardiologjisë. Siç shikohet edhe nga fotot, pjesa hyrëse e godinës është e tejmbushur nga qytetarë të cilët presin të vizitohen. / ProPacientit.com

PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve