
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00, në spitalin e Fushë-Krujës janë paraqitur 11 shtetase me komplikacione shendetësore (marrje mendsh, gjendje të fikti), të cilat janë punonjëse të fabrikës së këpucëve në Fushë-Krujë.
Këto shtetase, gjatë orarit të punës fabrikë, nuk janë ndjerë mirë. Menjëherë janë dërguar në Qendrën Shëndetësore Fushë-Krujë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak ka qenë aspirimi jo i mirë dhe efektet negative të çliruara nga lënda e parë e punës ajo që i ka shkaktuar probleme punonjëseve.
Burimi: Top Channel
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve