
Denisa Canameti
Sëmundja e kancerit po bën “kërdinë” midis të rinjve. Kjo sëmundje nuk ka kursyer as Megin, vetëm 24 vjeç.
Mikeshate saj, kanë nisur një fushatë sensibiliuezse për të mbledhur të ardhura, pasi Megi gjendet në Turqi, bashkë me shpresën për një trajtim më të mirë.
“Megi është vetëm 24 vjeç, një vajzë plot jetë, e ndjeshme, e gatshme për të ndihmuar këdo, mikja që çdokush do donte të kishte. Ajo ka mbaruar studimet për Psikologji me rezultate të shkëlqyera dhe dëshira më e madhe e saj është puna me fëmijët. Dëshirë kjo që falë këmbënguljes së saj të madhe, u realizua para disa kohësh dhe i dha Megit një lumturi të madhe, ndërsa punonte me fëmijët me probleme zhvillimi, duke u falur atyre përkushtimin dhe dashurinë e saj.
Por ky gëzim nuk zgjati shumë, pasi në muajin shkurt të këtij viti e përballi me një sfidë të vështirë që i ka gjetur të pa përgatitur të gjithë: familjen e saj, shoqërinë dhe të gjithë të afërmit e saj.
Megi gjatë një kontrolli rutinë, u diagnostikua me sëmundjen: Limfoma Hodgkin.
Eshtë një limfomë e gjakut dhe ka nevojë për trajtim të specializuar jashtë vendit. Sipas mjekëve, hapi i parë i trajtimit është kimioterapia (Megi duhet të bëjë 12 seanca).
Ajo ka nisur seancën e parë të kimioterapisë në një spital në Turqi, por familja e saj nuk ka mundësi ekonomike për të përballuar gjithë koston e trajtimit.Vjen nga një familje me mundësi të pamjaftueshme ekonomike për ta përballuar ketë trajtim. Mjekët kanë konstatuar se është e nevojshme që të kryejë 12 seanca kimioterapie, kosto e cila shkon minimalisht 50.000 euro vetëm për këtë fazë të parë të trajtimit.
Ne, shoqet e saj, ju lutemi me dorë në zemër, të jepni kontributin tuaj, sado modest, por me shumë vlerë për Megin, që ajo të këtë mundësi të vazhdojë jetën, ëndrrat e saj dhe kjo sëmundje e pabesë mos ta largojë atë nga familja e saj, nga ne që e vlerësojmë dhe duam ta shohim t’i gëzohet jetës si gjithë bashkëmoshataret e veta.Të gjithë bashkë mundemi ta arrijmë këtë, të paktën të përpiqemi”.
Nese doni të kontaktoni me familjarët mund të kontaktoni në numrin e telefonit të vëllait të Megianës: +355672038368.
Numrii personave që vuajnë nga sëmundjet malinje të gjakut ka ardhur duke u rritur. Mbi 400 raste të reja në vit dhe shkaktarët ende janë të panjohur. Kanceri nuk po kursen as të rinjtë.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve