Lajme

Alarmi i OBSH: Bota po mbetet pa antibiotikë

Kanë mbetur shumë pak antibiotikë për të trajtuar krizën globale të rezistencës së ilaçeve, përgjegjëse për shtimin e infeksioneve thuajse të patrajtueshme në të gjithë botën, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë. Nga sëmundjet alarmuese që po përhapen është edhe turbekulozi, rezistent ndaj shumë ilaçeve, që kërkon trajtime të cilat zgjasin mes 9-20 muajve. Ndodhin rreth 250 mijë vdekje në vit ...

Read More »

Plas skandali në Shkodër, arrestohen të gjithë punonjësit e AKU

  Jo vetëm punonjësit e firmës që falsifikonte pije të ndryshme, por edhe punonjësit e AKU-së së Drejtorisë Rajonale të Shkodrës kanë rënë në pranga. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të policisë lokale në Shkodrës. Njoftimi i policisë: Në lidhje me një video të shfaqur në emisionin investigativ “STOP” ku shfaqen ambientet e një fabrike të prodhimit ...

Read More »

Beqaj heq dorë nga shëndetësia. Kalon te mjedisi

Edhe pse drejtoi për më shumë se tre vite Ministrinë e Shëndetësisë dhe ishte një ndër emrat më të përfolur për reformat rrënjësore që ndërmori, Ilir Beqaj i ka “dhënë duart” këtij sektori. Këtë mandat katër vjeçar, jo vetëm që nuk do jetë më në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, por nuk është vendosur as në listën ...

Read More »

Anëtarët e rinj të Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

Interesi i medias dhe opinionit publik për Komisionin e Shëndetësisë ka qënë gjithmonë maksimal. Kjo për shkak të debateve të forta që prodhon ky komision. Në katër vjeçarin e shkuar, kujtohen akuzat e forta në drejtim të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt kryesisht nga kryetarja  e këtij komisoni Albana Vokshi. Kujtojmë se akuzat midis palëve kanë përfunduar deri në Prokurori. ...

Read More »

21 Shtator, Dita Botërore e Alzheimerit

Neurologe Entela Basha Demenca është një sëmundje që karakterizohet nga një rënie progresive e funksioneve të larta të trurit në një ose më shumë fusha siç janë: të mësuarit, kujtesa, gjuha, funksionet ekzekutive dhe vëmendja, duke cënuar pavarësinë funksionale të individit. Sëmundja e Alzheimerit është shkaku më i shpeshtë i demencës dhe një nga burimet kryesore të vdekshmërisë në popullatën ...

Read More »

10 vite pagë shoferit të autoambulancës, por mjet nuk ka

Fiks Fare zbuloi se Qendra Shëndetësore Trebinjë, në zonën e Mokrrës në Pogradec, paguan një shofer autoambulance prej 10 vitesh, ndërkohë që automjeti është i amortizuar. Mjeti iu dhurua Qendrës Shëndetësore nga ish-deputeti Maqo Lakrori në vitin 2005, gjatë fushatës elektorale. Autoambulanca funksionoi vetëm dy vite, ndërsa që nga 2007-ta është i amortizuar.  Pacientët e kësaj zone transportohen drejt spitalit ...

Read More »

Vendim/ Vërtetimet e pensionit dhe karta e shëndetit, do të shkarkohen elektronikisht

Bashkë me certifikatat, qytetarët dhe institucionet publike do t’i thonë lamtumirë edhe vërtetimeve të pensionit dhe kartës së shëndetit.  Me këtë vendim, qeveria “zhduk” nga qarkullimi të tjera dokumenta që kërkohen kryesisht nga institucionet shëndetësore dhe kujdesit social, duke shmangur kështu radhët nëpër sportele. Edhe këto dy dokumente tashmë do të mund të shkarkohen elektronikisht. Ata që përfitojnë nga kjo ...

Read More »

Kontrabandë me ilaçet, arrestohen dy farmacistë

Dy të arrestuar dhe 90 medikamente të ndryshme kontrabandë janë rezultati i operacionit policor të koduar “Pangea X”. Të arrestuar janë Enval Xhoxhi, 31 vjeç, dhe Kozeta Ylli, 47 vjeçe. Arrestimi u krye pasi, ata ushtronin tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë në farmacitë që menaxhonin. 42 medikamente farmaceutike janë gjetur në farmacinë që menaxhonte Enval Xhoxhi, ndërsa ...

Read More »

QSUT: Pas orës 16:00 punon vetëm eko dhe grafia e urgjencës. Problem fëmijët

Portali “Pro Pacientit” është kthyer në një “kuti ankesash” për të gjithë qytetarët shqiptar e veçanërisht për ata që përballen me sistemin shëndetësor. Në adresë të kësaj redaksie ka mbërritur një denoncim i cili ngre një shqetësim shumë të madh. Edhe pse është investuar në aparatura dhe në mirëmbajtje duket se ka një problem në organizimin e punëve. Pas orës ...

Read More »

Ultimatumi i ministres së Shëndetësisë: ‘Pushtimi’ mbi 25-vjeçar i spitaleve do të marrë fund një herë e mirë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një deklaratë për media ne Ministrinë e Shëndetësisë, ka bërë me dije se do të nise një aksion për lirimin e territorit të spitaleve në të gjithë Shqipërinë nga aktivitete dhe biznese që nuk kanë lidhje me spitalet. Duke e konsideruar këtë si një hap të parë për rimëkëmbjen e shërbimit ...

Read More »