Eshtë realizuar nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe disa Shoqatave të Pacientëve, konkretisht, Shoqata Together for Life, Shoqata e Diabetit në Shqipëri dhe Shoqata e Pacienteve me Hepatit.
Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është rritja e bashkëpunimit për mbështetjen ligjore për pacientët që paraqesin ankesa për diskriminim në shërbimin shëndetësor, organizimi i fushatave të përbashkëta sensibilizuese, aktiviteteve dhe trajnimeve me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen nga diskriminimi, minimizimin e rasteve të diskriminimit dhe mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, përmirësimi i legjislacionit ekzistues me qëllim trajtimin e barabartë në fushën e mbrojtjes së shëndetit, etj.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes u theksua nevoja për ndërmarrjen e nismave me karakter teknik në fushën e mbrojtjes së shëndetit, për zgjerimin e fokusit të mbrojtjes së të drejtave të pacientëve si dhe për bashkëpunim më të thelluar të shoqërisë civile me institucionet e pavarura me qëllim rritjen e presionit pozitiv për respektimin e të drejtave të njeriut nga institucionet shtetërore shëndetësore.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të Projektit “Fuqizimi i pacientëve: Luftë kundër korrupsionit në sistemin shëndetësor përmes fuqizimit të pacientëve dhe institucioneve të pavarura”, të mbështetur financiarisht nga USAID/Albania