Implanti koklear do të realizohet në QSUT

Denisa Canameti

“…jemi në vitin e parë të procedurës për kryerjen e implantit koklear. Aktualisht jemi në fazën e tenderimit nga drejtoria e spitali. Për vitin e parë janë tenderuar 15 raste, pra 15 fëmijët e parë. Natyrisht ne kemi një listë të gjatë pritjeje”, është shprehur në emisionin televiziv “Hipokrati”, Top Channel,  Prof. Asoc Besim Boçi.

Është mirë që të kryhet vetëm për fëmijët e vegjël madje idealja do të ishte përpara moshës 3 vjeç. Është mosha kur përfundon zhvillimi i të folurit dhe fëmija ka shumë shanse që përveç se dëgjon nëpërmjet pajisjes së implantit, rehabiliton edhe të folurit”, tha Prof. Asoc Besim Boçi.

Implantit koklear është një shërbim që ka kosto mjaft të larta për t’u përballuar nga familjet shqiptare.

“Është e papërballueshme nga familjet shqiptare pasi kostoja e pajisjes së implantit koklear është shumë e lart, vetëm pajisja kushton 20 mijë euro. Dhe ky është shkaku që jo vetëm këtu por edhe në gjithë botën kjo pajisje rimbursohet plotësisht nga shteti”, tha mjeku.

***

Për më shumë se dy vite shoqata Together for life po ndjek çështjen e mosrealizmit të Implantit Koklear. Pas investigimit të kësaj çështje dhe bërjen publike të saj Together for life ka pregatitur një dosje të cilën e ka dërguar në gjykatë.

“KShH, me dosjen e përgatitur nga shoqata “Together for Life”, i është drejtuar Gjykatës administrative me Kërkesë-padi, me anë të së cilës kërkoi konstatimin e diskriminimit të të miturit G. L., në formën e “Mohimit të një përshtatjeje të arsyeshme”, ndreqjen e pasojave përmes kryerjes së veprimeve administrative për sigurimin dhe vendosjen e Implantit Koklear tek i mituri dhe kompensimin e dëmit të shkaktuar nga mosvendosja e pajisjes së Implantit Koklear.

Më 10.04.2018, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë shpalli vendimin me të cilin pranoi se nga mosveprimi i institucioneve të mësipërme shëndetësore është shkaktuar diskriminim i të miturit G. L., ka urdhëruar vendosjen e pajisjes së Implantit Koklear tek i mituri dhe shpërblimin e dëmit të llogaritur në masën 6 838 590 lekë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*