Dr. Helidon Nini: Pacientë në kimioterapi janë diagnostikuar me Covid, ja si funksionoi shërbimi për pacientët me kancer

Rastet e kancerit të gjirit janë shtuar vitet e fundit, jo vetëm tek moshat e mëdhaja, por edhe tek femrat në moshë të re. Në një intervistë për gazetën “Shëndet Plus” Prof. Asc. Helidon Nina, njëkohësisht edhe drejtues mjekësor në spitalin onkologjik tregon më shumë rreth kësaj patologjie.

Doktor, sa është numri i të sëmurëve me kancer të gjirit?

Nëse flasim për shifra vjetore, të dhëna nga Insituti i Shëndetit Publik, 710 është numri i të sëmurëve me kancer gjiri.

Krahasimisht me vitet e tjera, a kemi rritje të rasteve të diagnostikuar?

Prej 2-3 vitesh jemi me 710 raste, shifër kjo e stacionuar. Është arritur ky nivel dhe nuk kemi më shtim të rasteve. Më përpara ka qenë më e ulët kjo shifër, por tani jemi konstant.

Cila është mosha më e prekur?

Grupmoshat më të prekura janë 45-65 vjeç. Kjo moshë është piku i kësaj patologjie.

Po tek moshat e reja, a kemi një rritje të numrit të rasteve me kancer gjiri?

Është vënë re një shtim i rasteve tek moshat e reja. Kjo nuk do të thotë që ne duhet të vendosim alarmin. Por është parë që ka një shtim të lehtë këto vitet e fundit dhe kjo për shumë arsye. Më përpara kjo patologji bënte lajm në rrethin shoqëror kur ishte zbuluar tek një moshë e re. Shpesh shikojmë mosha 30-35 vjeç me këtë sëmundje.

Si është trajtimi në një pacient me kancer të gjirit?

Trajtimi i një pacienti me kancer të gjirit është kompleks, duke filluar nga: kirurgjia, kimioterapia, radioterapia dhe të gjithë trajtimet imunologjike që bëhen suportive dhe kombinimi i tyre. Pacientit i bëhet një anamnezë dhe dëgjojmë nga ai nëse ka patur një histori familjare me këtë patologji. Me këtë histori famijare një mjek arrin dhe në një përfundim të vetin. Po nga kjo vizitë e parë nëse ne kemi një pemë gjenealogjike të ngarkuar me kancer gjiri (tezja, halla, vajza e tezes, e hallës etj.), pas kësaj është një konsultë me gjenetistin dhe më pas bëhen testet e tjera. Nëse janë teste positive për këtë pacient që është mbartës i një mutacioni dhe mund të japë një kancer të gjirit, atëherë normalisht duhet bërë kirurgji profilaktike, ku hiqen gjinjtë e vihen proteza.

Kirurgjia tashmë është një kirurgji më fine, nuk hiqet i gjithë gjiri por vetëm një pjesë e gjirit.

A vazhdon të jetë një problem diagnostikimi në kohë? Nëse po, a vjen kjo si pasojë e mosinformimit?

Nëse flasim edhe për të dhënat që ka nxjerr ISHP-ja, nëse në vitet 2005 informacioni për mamografinë, Pap –test etj., ishte shumë i ulët, (kryesisht në qytete, se në zonat rurale ishin tërësisht të pa informuar) këto vitet e fundit është parë një vetë-ndërgjegjësim nga individët. Ky ndërgjegjësim vjen edhe falë medias. Por, ky sensibilizim në media bëhet vetëm në muajin tetor. “Tetori rozë” dhe 11 muajt e tjerë kemi një pushim.

Si ka funksionuar shërbimi gjatë kohës së Covid -19, a ka problematika për këtë kategori të sëmurësh?

Që në mars spitali onkologjik me urdhër të Ministrit por edhe nje ndërgjegjësim të mjekëve është spital që ofron shërbim, nuk është  mbyllur asnjëherë dhe nuk është ndërprerë trajtimi për sëmundjet onkologjike. Gjatë kësaj periudhe, kirurgjia, kimioterapia dhe radioterapia kanë funksionuar (po flas për periudhën mars-prill kur ishte dhe mbyllja).

Sa për kimioterapinë, u bë e mundur që të kryhej në rrethe. U morën masat që spitalet rajonale që mbulojnë kimioterapinë ti ofrojnë trajtimet atje që pacienti të mos bënte vajtje –ardhje. U kufizuan rastet e kontrollit dhe pse jo u përdoren edhe metoda online, ku bisedonim me pacientin. Gjatë kësaj periudhe kemi zbatuar edhe rregullat e shoqatës onkologjike të kirurgjisë, për disa raste kemi filluar kimioterapinë dhe kur nuk ishte rast i avancuar për të filluar që të shtyhej kontakti i pacientëve me spitalin kjo futet tek konceptet e kimioterapi neo-adjuvante. Pas muajit maj vizitat filluan normalisht dhe deri më sot.

Si po ndikon ankthi tek këto pacientë i shkaktuar nga Covid-19?

Këto pacientë kanë një ankth pak të shtuar, por nga ana tjetër duke qenë pacient onkologjik, kanë kujdesin më të madh. Këto pacientë e ruajnë veten shumë mirë.

Keni patur pacientë të diagnostikuar me kancer të gjirit por që janë infektuar edhe me COVID-19? Nëse po cilat janë komplikacionet?

Po. Ka raste që janë diagnostikuar gjatë bërjes së kimioterapisë. Kanë marrë trajtim për COVID-19 dhe më pas janë bërë opercaion. Post-covid kemi operuar, po flas për kirurgjinë. Janë zbuluar nga një temperaturë, gjatë kohës që kanë qenë këtu, ju është bërë tampon dhe kanë marrë trajtimin për COVID-19. Pas trajtimit janë rikthyer për të marrë mjekimin ku është ndërprerë.

Në rrethe a funksionon kimioterapia?

Problematika organizimi ka, por janë disa nga spitalet rajonale që e ofrojnë kimioterapinë, si:  spitali i Durrësit, Korçës, Vlorës.

Çfarë i shtyn këto pacientë që të vijnë ta marrin kimioterapinë në Tiranë? A mund të jetë fakti që nuk kanë besim për ta marrë në rrethin e tyre?

Ky është një element sepse e mendojnë se në Tiranë bëhet më mirë trajtimi. Por, këto pacientë duhet të jenë të qetë pasi skema e parë caktohet në Tiranë, më pas bëjnë kontrolle tek mjeku onkolog atje dhe fillojnë kimioterapinë. Është tendenca e pacientëve që t’i bëjnë të gjitha në Tiranë. Kjo është një skemë shumë e mirë që edhe këto pacientë të mos vijnë këtu, eleminohen grupimet këtu në onkologjik por nuk kemi as ne ngarkesë.

Unë ju bëj apel të gjitha grave dhe vajzave, që ajo që vlen është një kontakt me një mjekun specialist. Jo vetëm në muajin tetor kontrollet për gjirin, unë kam dhe një parullë timen që “Kanceri i gjirit nuk trajtohet vetëm në tetor.

Shumë herë na pyesin që kur është momenti për kontaktin me mjekun specialist është mbi moshën 20 vjec. Mjekët specialist kryesisht  janë kirurgët e gjirit por jo rrallë shumë individë vijnë edhe nga ekzaminimet imazherike sepse kanë njerë dicka vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu