A jeni përballur me situata ku mjekët apo infermierët ju kanë kërkuar ryshfet në këmbim të shërbimit shëndetësor për ju apo familjarët tuaj? A jeni orientuar ndonjëherë drejt spitaleve apo klinikave private për të kryer ekzaminime apo shërbime, të cilat duhej të ofroheshin falas nga sistemi publik? A jeni detyruar ndonjëherë të blini medikamente shtesë, të cilat duhej të ofroheshin gjithashtu falas nga spitalet?
Pro Pacientit dëshiron të dëgjojë historinë tuaj, por edhe sugjerimet apo këshillat që ju keni për ne, në mënyrë që të mund të investigojmë me sukses raste të veçanta apo sistemike të korrupsionit në sistemin shëndetësor shqiptar.
Korrupsioni në shëndetësi i bën shërbimet mjekësore më të shtrenjta dhe ul cilësinë e tyre. Kjo çon gjithashtu në qasje të pabarabartë në sistemin shëndetësor, duke rrezikuar shtresat më të disavantazhuara.
Ne jemi një grup i vogël gazetarësh dhe kemi nevojë për ndihmën tuaj në përmbushjen e misionit tonë për të raportuar mbi korrupsionin dhe respektimin e së drejtës për shërbim shëndetësor në Shqipëri.
Kini parasysh:
Ne duam t’u garantojmë se të dhënat tuaja personale do të trajtohen me konfidencialitet, do të aksesohen vetëm nga stafi ynë dhe nuk do të publikohen në asnjë rast pa marrë më parë miratimin tuaj.
Si mund të merrni pjesë:
Për të ndarë me ne përvojën tuaj, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm. Ju mund të na kontaktoni gjithashtu përmes adresës sonë të emailit propacientit@gmail.com
Ose përmes rrjeteve tona sociale: FB Pro Pacientit